Flash

Fjalori Collins/ "Izolim" shpallet fjala e vitit

Lapsi.al 10 November 2020
Fjalori Collins/ "Izolim" shpallet fjala e vitit

“Izolim” është shpallur fjala e vitit 2020 nga Fjalori Collins. Përdorimi i kësaj fjale erdhi për shkak të pandemisë së koronavirusit që ka goditur thuajse mbarë globin. Kjo fjalë “përmbledh përvojën e përbashkët të miliarda personave”, ka thënë Collins.

Leksikografët kanë regjistruar më shumë se 250,000 përdorime të fjalës “izolim” më 2020, për dallim nga vetëm 4,000 një vit më parë. Në mesin e shprehjeve tjera të lidhura me pandeminë janë edhe “vetizolim”, “distancim fizik” dhe “koronavirus”. Sipas këtij fjalori, izolimi definohet si “vendosje e kufizimeve të rrepta në udhëtime, ndërveprim shoqëror dhe qasje në hapësira publike”.

Kjo fjalë ka ardhur në shprehje, pasi qeveritë në gjithë botën i janë përgjigjur valës së parë të koronavirusit, duke aplikuar kufizimeve të ashpra, me qëllim të frenimit të tij. Për koronavirusin e ri është raportuar fillimisht në fund të vitit 2019 në Vuhan të Kinës. Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, autoritetet në gjithë botën kanë regjistruar mbi 50 milionë persona të infektuar e këtë virus. Prej tyre, mbi 1.2 milion persona kanë vdekur.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI