Flash

PD sulmon Top Channel: "Përbuzini mercenarët e Ramës"

Lapsi.al 16 November 2020
PD sulmon Top Channel: "Përbuzini mercenarët e Ramës"

"Përbuzeni Edi Ramën dhe mercenarët e tij". Ky është thelbi i një deklatate të Partisë Demokratike pas lajmeve të publikuara për ditë me radhë nga Top Channel, që theksojnë përfshirjen e Lulzim Bashës në hetimin e krimeve të UÇK-së.

Kaseta e masakrës së Krushës/ Dëshmitari Dash Peza jep një tjetër version nga kameramani Bellanica

"Partia Demokratike përbuz me neveri maskaradën e orkestruar nga Edi Rama dhe Top Channel kundër kreut të opozitës Lulzim Basha. Deklaratat e fabrikuara janë në shërbim të pushtetit të Edi Ramës dhe të pasurimit të paligjshëm të mercenarëve të tij, të fshehur pas incineratorëve. Në asnjë ditë të punës së tij në UNMIK, Lulzim Basha nuk ka marrë pjesë në asnjë proces ndaj anëtarëve apo drejtuesve të UÇK-së. Ky është një fakt i konfirmuar edhe nga ish- Kryeprokurori i EULEX, ëilliamson" thuhet në deklaratën e PD-së.

Andi Bushati:Një sprovë për të shpëtuar tradhëtarin Basha

Top Channel transmetoi sot një intervistë me Latif Gashi, ish komandat i UÇK në zonën e Llapit i dënuar për krime gjatë luftës

Ai është një nga luftëtarët e UÇK që është arrestuar nga UNMIK dhe është dënuar me akuzat për krime lufte. Ai tregoi se në arrestimin e tij ishte i pranishëm Lulzim Basha që edhe pse i maskuar ai kishte mundur ta njihte.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI