Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

83 vota pro/ Kuvendi miraton ngritjen e komisionit të posaçëm për raportin e Dick Marty

Lapsi.al 26 November 2020

Me 83 vota pro, Kuvendi ka miratuar ditën e sotme ngritjen e Komisionit të Posaçëm për pretendimet në raportin e Dick Marty për luftën në Kosovë, që implikonte UÇK-në. Nga foltorja e Kuvendit, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha se ky komisioni do të hetojë të gjitha pretendimet ku thuhet se në Shqipëri janë kryer krime kundër njerëzimit dhe krime luftre.

Gjatë fjalës së tij, Balla nuk ka kursyer ironitë për kryedemokratin duke thënë se ky Komision nuk ka për qëllimin hetimin e kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha, ndaj ai të rrijë i qetë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI