Flash

Video/ “Kridens Meta një palaço, duhet kapur për veshi": Presidenti i Partizanit tërbohet me eleminimin nga Kupa

Lapsi.al 18 March 2021
Video/ “Kridens Meta një palaço, duhet kapur për

Kupa e Shqipërisë ishte një objektiv i rëndësishëm për Partizanin, që është shuar pas eleminimit me penallti në cerekfinalen e luajtur kundër Lacit. Të kuqtë kanë shpërthyer në akuza të drejtpërdrejta ndaj arbitrit të ndeshjes Kridens Meta, duke e konsideruar fajtorin e vetëm për daljen e tyre nga kompeticioni.

Presidenti i Partizanit, Gazment Demi, sipas asaj që bën të ditur Panorama Sport, ka shfryrë dufin kundër Metës, duke e quajtur tendencioz drejtimin e ndeshjes nga arbitri: "Një ordiner, një Kridens Meta, nuk kam çfarë them tjetër - shkoi rëndë me fjalët Demi -. Ai është një palaço djalë. Nuk ishte një penallti, por ishin dy apo tri. Të pastra. Tani nuk di çfarë të them, ndeshjet e patë vetë, jeni specialistë më të mirë se unë. Ne e dominuam lojën, në të gjitha aspektet, në fund të fundit, penalltitë janë fat. Tani, një rrugaç si Kridens Meta, të bën të ikësh dhe ta kapësh nga veshi vetë".

Kridens Meta nuk akordoi penallti në tre pretendime të kryeqytetasve, në cerekfinalen kundër Lacit. Episodet e kontestuara, që shkaktuar tërbimin e drejtuesve të Partizanit janë këto:

31′ Partizani pretendon për penallti, pas duelit mes Ignjatoviç me Çinarin brenda zonës. Shkodrani rrëzohet në zonë dhe kërkon 11-metërsh, por gjyqtari vijon lojën.

66′ Historia përsëritet me të njëjtët protagonistë: Ignjatoviç dhe Çinari, por për gjyqtarin Meta, përsëri nuk ka penallti.

84′ Rasti i fundit për të cilin të kuqtë kanë pretendeimet e tyre është sërisht me Çinarin, por ndërhyrja e Shehut ndaj sulmuesit shkodran është konsideruar e rregullt nga Meta.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI