Flash

Gazetari star i Top Channel, Met Veliu zbulon një lajm scoop për Sorosin

Lapsi.al 9 December 2021
Gazetari star i Top Channel, Met Veliu zbulon një lajm scoop për

Reporteri yll i Top Channel që më parë ka punuar si zëdhënës në ministritë e Rilindjes është bërë sot protagonist i një superlajmi. Ndonëse zakonisht mbulon PS-në, ai, personalisht ka zbuluar atë që Basha dhe i dërguari i SHBA për Ballkanin Escobar kanë biseduar kokë më kokë në selinë e PD-së. Sipas Met Veliut lajmi ka qenë se multimiliarderi spekulant i bursave Xhorxh Soros nuk ka lidhje me non grata-n e Berishës. Në lajmin e tij, që e kanë kopjuar "Copy Paste" gjithë mediat e Ramës që tani mbrojnë Bashën thuhet: "Escobar ka thënë se si është krijuar dosja e DASH që çoi në shpalljen ‘non grata’ të ish kryeministrit Berisha. Ai ka theksuar se dosja e zotit Berisha është absurde dhe çmenduri të thuhet se është hartuar nga Soros. Ajo dosje ka nisur të hartohet nga administrata e shkuar dhe kjo e tanishme". Më tej Meti ka zbuluar se "lista e personave ‘non grata’ për Shqipërinë pritet të shtohet në të ardhmen me personazhe të tjerë nga politika dhe fusha të tjera".

Ylli i Metit shkëlqeu edhe pak kohë më parë kur nga burime të sigurta ai njoftoi se Bosnje Hercegovina do i bashkohej Ballkanit të Hapur. Por scoopi i tij i paralajmeruar ne mes të shtatorit ende nuk ka ndodhur (Shiko linkun poshte).

©Lapsi.al

Gazetari Enver Robelli nxjerr bllof lajmin manipulativ të Met Veliut për Ballkanin e hapur

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI