Flash

Zhvillimet e fundit/ Shpërthime të forta në Kiev, rusët po përparojnë

Lapsi.al 25 February 2022
Zhvillimet e fundit/ Shpërthime të forta në Kiev, rusët po

Në Ukrainë gjërat po ecin me shpejtësi në terren dhe zhvillimet ndryshojnë nga momenti në moment. Lapsi.al sjell më poshtë një përmbledhje të zhvillimeve kryesore.

Pak çaste më parë në Kiev janë dëgjuar të paktën 4 shpërthime të fuqishme. Kryebashkiaku i Kievit paralajmëroi se situata po bëhej "kërcënuese".

Ukraina thotë se 18 mijë mitralozë u janë shpërndarë vullnetarëve. Më herët u publikuan video se si automjete ruse të blinduara po përparonin në rrethinat veriore të qytetit.

BE-ja ndërkohë ka goditur me sanksione Vladimir Putinin dhe ministrin e Jashtëm Sergei Lavrov. BBC tha se bëhej fjalë për një ngrirje e aseteve dhe jo një ndalim udhëtimi dhe se Britania e Madhe do të bëjë të njëjtën gjë.

NATO tha se po dërgon mijëra trupa të tjera në Evropën Lindore.

Burrat ukrainas thuhet se po ndahen nga familjet e tyre ndërsa përpiqen të largohen nga vendi. Burrat e moshës 18-60 vjeç, të cilët mund të rekrutoheshin, tani u ndalohet të kalojnë kufirin.

OKB thotë se po rrit operacionet për të ndihmuar civilët e prekur nga pushtimi rus. Është vlerësuar se më shumë se 100 mijë persona janë larguar tashmë nga shtëpitë e tyre. ©LAPSI.al

https://twitter.com/ASLuhn/status/1497279861035053057?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1497279861035053057%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.theguardian.com%2Fworld%2Flive%2F2022%2Ffeb%2F25%2Frussia-ukraine-invasion-latest-news-live-updates-russian-war-vladimir-putin-explosions-bombing-invades-kyiv

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI