Flash

Ambasadori i Ukrainës në Tiranë: Nesër protestojnë para ambasadës ruse

Lapsi.al 26 February 2022
Ambasadori i Ukrainës në Tiranë: Nesër protestojnë para

Ambasadori i Ukrainës në vendin tonë Volodymyr Shkurov ka paralajmëruar se të dielën e 27 shkurtit do të mbahet një protestë para ambasadës së Rusisë në Tiranë.

Ambasadori duke folur për mediat e përshkoi situatën e vështirë në vendin e tij nga sulmet e Rusisë, që kanë hyrë sot në ditën e tretë.

“Njerëzit masivisht po shkojnë drejt reparteve ushtarakë, ngrenë strehime nëntokësore, blejnë armë, dhurojnë gjak, përgatisin molotov. Nëse deri dje shtete si Italia, Franca, Qipro, ishin kundër shkëputjes së Rusisë nga sistemi SWIFT, sapo kemi marrë një konfirmim për ndryshimin e qëndrimit. Deri më sot 198 civilë ukrainas kanë humbur jetën, mes të cilëve edhe tre fëmijë.

1115 persona janë plagosur, mes të cilëve 33 fëmijë. Pala ruse ka humbur 14 avionë, 8 helikopterë, 102 tanke, 200 ushtarë janë të plagosur, 3500 ushtarë janë të vrarë. Ukraina i ka bërë thirrje Kryqit të Kuq Ndërkombëtarë që të transportojë rusët e vdekur.

U bëj thirrje shoqërisë ruse e diplomatëve rusë të dënojnë luftën e sulmin. Ukraina është e pajisur me armë, por ekziston nevoja për ndihmë. Në ambasadë është ngritur një seli për ndihmë humanitare. Kushdo që ka kontaktuar më parë me ambasadën për të ofruar ndihmë, tani mund ta bëjë këtë vërtet. Falënderoj popullin shqiptar për armë”, tha ambasadori.

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Fier

Një aksident me vdekje raportohet të ketë ndodhur në Fier.  Në rrugën Fier-Tepelenë, pranë fshatit Kafaraj motori ka përplasur një këmbësor. Si pasojë e përp...

11:49

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI