Flash

Berisha në Shkodër: Nëse Rama dhunon zgjedhjet e 6 marsit, do të përballet me revolta

Lapsi.al 26 February 2022
Berisha në Shkodër: Nëse Rama dhunon zgjedhjet e 6 marsit, do

Gjatë një konference për shtyp në Shkodër, Sali Berisha paralajmëroi Edi Ramën që të mos cënojë zgjedhjet e 6 marsit në të kundërt do të përballet me revolta të mëdha. 

"Së pari, ne jemi pjesë e e procesit zgjedhor. Do ta ndjekim me interes maksimal. Siç e shikoni, bëjmë një fushatë intensive në respekt të qytetarëve, të zgjedhësve dhe në rast se Edi Rama dhunon zgjedhjet do të përballet edhe më shumë me revolucionin tonë paqesor demokratik. Ne i konsiderojmë këto zgjedhje, stad i revolucionit paqësor demokratik. Nuk kam kundërshtuar kurrë dhe s’do të kundërshtoj kurrë rezultatet që dalin nga vota e lirë; ka kundërshtuar, por me efiçensë, rezultatet që kanë dalë nga dhunimi i votës dhe në rast se ju kujtohet në vitin 2001, raporti i ODIHR u përmbys për shkak të dokumentacionit të shumë që paraqitën ne dhe e shkroi vetë ODIHR që opozita paraqite dokumente të pakundërshtueshme për ç’ka e ndryshoi raportin", tha Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Fier

Një aksident me vdekje raportohet të ketë ndodhur në Fier.  Në rrugën Fier-Tepelenë, pranë fshatit Kafaraj motori ka përplasur një këmbësor. Si pasojë e përp...

11:49

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI