Flash

Zelensky: Gati për armëpushim, po diskutojmë vendin e takimit me Putin

Lapsi.al 25 February 2022
Zelensky: Gati për armëpushim, po diskutojmë vendin e takimit me

Ukraina mohon raportimet se ka kundërshtuar një ofertë ruse për të eksploruar bisedimet e paqes.

Zëdhënësi i presidentit ukrainas, Serhiy Nykyforov, shkroi në Facebook: “Më duhet të mohoj deklaratat se ne kemi refuzuar të zhvillojmë bisedime.

Ukraina ishte dhe mbetet e gatshme të flasë për përfundimin e luftimeve dhe për paqen. Ky është pozicioni ynë i pandryshuar.

Ne ramë dakord me ofertën e presidentit rus. Sa më shpejt të fillojnë bisedimet, aq më shumë do të ketë shanset për të rivendosur jetën normale" – u shpreh ai

Më herët një tjetër zëdhënës i presidentit ukrainas Zelensky tha se vendi është i përgatitur të mbajë armëpushim dhe bisedime paqeje me Rusinë.

Ai tha se zyrtarët rusë dhe ukrainas po diskutojnë aktualisht kohën dhe vendin për bisedimet që do të zhvillohen. Por Rusia ka deklaruar se ata do të flasin vetëm kur të gjitha forcat e armatosura ukrainase të dorëzohen. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI