Flash

PAMJE/ 30 mijë njerëz dalin në sheshin e Tbilisit në Gjeorgji kundër Rusisë

Lapsi.al 26 February 2022
PAMJE/ 30 mijë njerëz dalin në sheshin e Tbilisit në

Për të dytën natë me radhë mijëra gjeorgjianë kanë dalë në kryeqytetin Tblisi për të protestuar kundër pushtimit rus të Ukrainës.

Rusia pushtoi Gjeorgjinë në vitin 2008 për të ndihmuar forcat separatiste pro-ruse. Ekspertët kanë hequr shumë paralele midis atij konflikti dhe këtij që po shpaloset aktualisht në Ukrainë.

Disa anëtarë të turmës, të vlerësuar në 30 mijë persona hodhën parulla kundër qeverisë aktuale të Gjeorgjisë, pasi partia në pushtet tha se nuk do t'u bashkohej sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë.

“Dua të them qartë dhe pa mëdyshje, duke marrë parasysh interesat tona kombëtare dhe interesat e popullit, Gjeorgjia nuk planifikon të marrë pjesë në sanksionet financiare dhe ekonomike, pasi kjo vetëm do të dëmtonte më shumë vendin dhe popullsinë tonë”, - tha kryeministri i vendit Irakli Garibashvili.

Protestuesit thanë se masa e kryeministrit përfaqësonte një braktisje frikacake të popullit ukrainas. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI