Flash

Për herë të parë pas 40 vjetësh/ Miratohet kërkesa e SHBA-Shqipëri në OKB

Lapsi.al 27 February 2022
Për herë të parë pas 40 vjetësh/ Miratohet kërkesa

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka miratuar një kërkesë të SHBA-së dhe Shqipërisë për thirrjen e një seance të posaçme urgjente të Asamblesë së Përgjithshme në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës. Kjo është hera e parë në 40 vjet që Këshilli i Sigurimit bën një kërkesë të tillë.

Rusia votoi kundër rezolutës ndërsa Kina, India dhe Emiratet e Bashkuara Arabe abstenuan nga votimi. Mbledhja urgjente do të mbahet të hënën.

“Ky nuk është një moment i zakonshëm. Ne duhet të ndërmarrim veprime të jashtëzakonshme për të përballuar këtë kërcënim ndaj sistemit tonë ndërkombëtar dhe të bëjmë gjithçka që mundemi për të ndihmuar Ukrainën dhe popullin e saj”, - tha Linda Thomas-Greenfield, ambasadorja e SHBA në OKB. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI