Flash

VIDEO+FOTO/ Provokojnë tifozët serbë, shpalosin një varrezë me ngjyrat e Ukrainës

Lapsi.al 27 February 2022
VIDEO+FOTO/ Provokojnë tifozët serbë, shpalosin një

Këtë të diel u zhvillua derbi i Serbisë mes Crvena Zvezdas dhe Partizanit të Beogradit një takim që të parët e fituan me rezultatin e pastër 2-0.

Diçka tjetër përtej rezultatit ka tërhequr vëmendjen e medieve ndërkombëtare. bëhet fjalë për një koreografi të krijuar në shkallët e stadiumit nga tifozët e Crvena Zvezda ku shfaqej një varrezë me ngjyrat e Ukrainës.

Kujtojmë se Gazpromi rus është sponzori zyrtar i klubit serb, Crvena Zvezda. Një gazetar serb shkroi se ajo koreografi nuk ka të bëjë me Ukrainën, por me rivalitetin mes dy ekipeve.

Gjithsesi ngjyrat e verdha dhe e kaltra të flamurit të Ukrainës nuk i përkasin asnjërës nga këto dy klube. Crvena ka ngjyrën e kuqe, kurse Partizani bardh e zi. ©LAPSI.al

Image

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI