Flash

Ndërhyn policia, mbyllet protesta/ Çfarë pritet të ndodhë të shtunën

Lapsi.al 9 March 2022
Ndërhyn policia, mbyllet protesta/ Çfarë pritet të

Mijëra qytetarë u tubuan në qendër të Tiranës për gati 4 orë duke kërkuar nga qeveria që të ndërhyjë për të zbutur rritjen “e çmendur” të çmimeve të karburantit dhe mallrave të tjerë ditët e fundit.

Folësit që morën mikrofonin kërkuan një paketë fiskale, në mënyrë që të ndihmohen qytetarët dhe sidomos shtresat me të ardhura të pakta.

Fillimisht protesta u mbajt para kryeministrisë, por më pas qytetarët bllokuan disa nga kryqëzimet kryesore duke ndalur qarkullimin e automjeteve. Në fillim policia e lejoi këtë situatë duke krijuar korridore të tjera kalimi për automjetet.

Nuk munguan edhe momentet e tensionit pas ndërhyrjes së forcave të rendit. Gjithsesi incidentet ishin të pakta dhe më pas protestuesit u shpërndanë.

Ata paralajmëruan se do të mblidhen çdo ditë në orën 17:00 përpara kryeministrisë, ndërsa të shtunën në orën 11:00, do mbahet një marshim masiv që do të nisë nga sheshi “Skënderbej” deri tek kryeministria. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI