Flash

Në Tiranë protestohet për naftën, Rama shijon koncertin në Dubai (VIDEO)

Lapsi.al 9 March 2022
Në Tiranë protestohet për naftën, Rama shijon koncertin

Shumë qytetarë kanë mbushur sheshin para Kryeministrisë pasditen e sotme në protestën e parë të thirrur kundër rritjes së cmimit të naftës.

E teksa kjo protestë po zhvillohet në Tiranë, kryeministri Edi Rama me disa ministra të kabinetit të tij qeveritar po shijojnë koncertin e Vikena Kamenicës dhe Ansamblit Popullor të Këngëve dhe Valleve në Dubai. Ata fluturuan në Dubai paraditen e djeshme për të marrë pjesë në panairin "Dubai Expo 2020".

Sot në kuadër të këtij panairi pati edhe një ceremoni të vecantë për Ditën e Republikës së Shqipërisë. Në Dubai Rama është pritur edhe nga Princi i Kurorës së Emirateve të Bashkuara Arabe. Mësohet se Rama dhe 5 ministrat e tij do të kthehen në Tiranë nesër në drekë. ©LAPSI.al

[video width="848" height="384" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2022/03/WhatsApp-Video-2022-03-09-at-5.42.18-PM-1.mp4"][/video]

[video width="240" height="132" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2022/03/WhatsApp-Video-2022-03-09-at-5.16.59-PM-1-2-1.mp4"][/video]

Të këshilluara

Berisha: Do garoj për kryetar të PD

Në konferencën për mediat, ish kryeministri Sali Berisha theksoi se i qëndron deklaratave të tij për të garuar në zgjedhjet për kryetar të PD-së. “Së pari, a...

14:25

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI