Flash

A do tentosh të rikthehesh?/ Zbulohet çfarë u tha Basha deputetëve

Lapsi.al 21 March 2022
A do tentosh të rikthehesh?/ Zbulohet çfarë u tha Basha

A është dorëheqja e Lulzim Bashës "e parevokueshme"? Në deklaratën e tij kjo frazë nuk u dëgjua duke lënë të hapura diskutimet se ai të tentojë të rikthehet.

Këtë pyetje ia kanë ngritur Bashës edhe pjesëmarrës në mbledhjen e zhvilluar të hënën pasdite në selinë e PD-së.

Sipas asaj që zbuloi deputeti Ervin Salianji ka qenë Roland Bejko që e ka pyetur direkt Bashën në mbledhje ta sqarojë nëse largimi i tij është pa kthim, por ai nuk i ka dhënë një përgjigje të qartë.

Debate pas kësaj mbledhjeje ka shkaktuar edhe një deklaratë që Enkelejd Alibeaj lexoi në emër të Grupit Parlamentar ku kërkohej largimi i Berishës.

Në fakt aty merrnin pjesë vetëm 17 deputetë dhe disa prej tyre kanë shprehur rezerva për këtë çështje. ©LAPSI.al

Të këshilluara

BE reagon pas dorëheqjes së Lulzim Bashës

Zyra e delegacionit të BE në Tiranë ka reaguar pas dorëheqjes së Kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha. Në një deklaratë thuhet se “e respektojnë vendim...

20:23

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI