Flash

Ish-aleatja/ Çfarë tha Monika Kryemadhi pas largimit të Lulzim Bashës

Lapsi.al 21 March 2022
Ish-aleatja/ Çfarë tha Monika Kryemadhi pas largimit të Lulzim

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka deklaruar se dorëheqja e Lulzim Bashës nga drejtimi i PD ishte e pritshme.

“Dorëheqja duhet parë në dy këndvështrime, e para çdo zvarritje e Bashës në krye të PD nuk e unifikonte PD. Vazhdoj të qëndroj stoike që vota e lirë i jep zgjidhje situatës në të cilën gjendet PD.

Nëse PD nuk do të jetë e plotë opozitarizmi do të jetë i vështirë. Nuk është ndonjë risi në jetën politike. E prisja sepse deputetë e PD, nuk po e mbështesnin më. Rezultati i 6 marsit ishte shumë qesharak”, - tha Kryemadhi.

Në emisionion e “Quo Vadis” në Vizion+, Kryemadhi tha se ai tashmë nuk kishte as mbështetjen e deputetëve, ndërsa theksoi se Bashës i duhet patjetër një post politik.

“Për interesa të tjera ekonomiko financiare ose shantazhime janë ato që e bëjnë Bashën që t’i duhet patjetër një post politik për të mos ecur nëpër proceduarat qoftë me çështjen belge qofte me atë Muzin në SHBA”, - tha Kryemadhi.

Të këshilluara

BE reagon pas dorëheqjes së Lulzim Bashës

Zyra e delegacionit të BE në Tiranë ka reaguar pas dorëheqjes së Kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha. Në një deklaratë thuhet se “e respektojnë vendim...

20:23

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI