Flash

Vrau ish-gruan që punonte prostitutë në Itali, shqiptari dënohet me 24 vite burg

Lapsi.al 22 March 2022
Vrau ish-gruan që punonte prostitutë në Itali, shqiptari

Një gjykatë në Itali ka dënuar me 24 vite burg, 44-vjeçarin shqiptar, i cili një vit më parë vrau ish-gruan e tij, Luljeta Heshta.

Ndërkohë për krimin e rëndë, Prokurori në shtetin fqinj kishte kërkuar dënim të përjetshëm. Mediat italiane raportojnë se 44-vjeçari Alfred Kipe ishte i pranishëm në seancën e fundit, duke u shprehur se i vinte shumë keq për atë që kishte ndodhur.

47-vjeçarja Heshta punonte si prostitutë në Milano dhe më 7 shkurt u godit 5 herë me thikë e më pas u tërhoq zvarr nga një person që ishte i veshur me të zeza, i cili më vonë rezultoi të ishte Alfred Kipe.

Krimi i rëndë ndodhi në shkurt të vitit te kaluar, ku prostituta shqiptare u vra thikë. Ajo mori 5 plagë, tre në shpinë dhe dy në këmbë. Luljeta, e njohur ndryshe edhe si Giulia, pati dy jetë. Një në Milano, ku ajo jetonte, me vajzën dhe burrin e saj. E dyta në kufirin midis Melegnano dhe San Giuliano, në rrethrrotullimin midis Binasca dhe rrugës për në Pedriano, ku ushtronte aktivitetin e saj.

Të këshilluara

Shpërthen zjarri në afërsi të Çernobilit

Zjarre masive kanë shpërthyer në afërsi të reaktorit bërthamor të Cernobilit në Ukrainë. Kjo e fundit deklaron se centrali kontrollohet nga rusët.  Të paktën...

19:41

Aksident në Elbasan

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Elbasan ku janë përplasur dy makina, një "Benz" dhe një "Wolsvagen". Sksidenti ka ndodhur rreth orës 18:30 në kry...

19:08

Deti tërhiqet në Shëngjin dhe Vlorë

Pas Shëngjinit, edhe në bregdetin e Vlorës ka ndodhur fenomeni i rrallë i tërheqjes së detit me disa metra. Sigurohen pamjet e tërheqjes së detit, që ka habitur...

17:43

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI