Flash

Audiopërgjimi i ushtarëve rusë/ Avioni ynë na hodhi bombën mbi kokë

Lapsi.al 23 March 2022
Audiopërgjimi i ushtarëve rusë/ Avioni ynë na hodhi

Dy ushtarë rusë janë regjistruar në një telefonatë duke përshkruar pushtimin e Vladimir Putinit në Ukrainë si një “spektakël m*ti” pasi avionët e Moskës hodhën gabimisht një bombë mbi vetë ushtrinë e tyre.

Audio e publikuar nga “Daily Mail” tregon rrëfimin e një ushtari, të cilit nuk i jepet identiteti, se një kolonë e forcave ruse u nda përgjysmë nga forcat ukrainase.

Ushtari ndodhet pranë Mykolaiv në Ukrainën jugore. Ai i thotë kolegut të tij se sulmi çoi në kaos brenda radhëve të ushtrisë ruse ku 50% e forcave po vuan nga ngricat.

"Ata nuk planifikojnë t'i trajtojnë të plagosurit në spital. Në thelb, është një “shfaqje mu*i” këtu. Unë do ta them këtë” – tregon ushtari.

Ai tha se gjenerali Yakov Rezantsev, i cili drejtonte njësinë e tij, u tha atyre se pushtimi i tyre në Ukrainë do të përfundonte shpejt.

“A e di se çfarë na tha? Nuk është sekret për askënd që kanë mbetur vetëm pak orë deri në përfundimin e këtij “operacioni special”. Dhe tani ato orë vazhdojnë akoma” - tha ushtari.

“I them: "shoku gjeneral, dreqin, unë e jam në këtë situatë".Dhe ai thjesht thotë, "Bir, bëhu i fortë,". Është keq këtu… avioni ynë hodhi një bombë mbi ne.

Edhe në Çeçeni, nuk kishte asgjë të tillë. Ky “operacion special”, dreq... ç’lidhje ka me shtëpitë që shkatërrohen”.

Një oficer i lartë ushtarak i NATO-s tha sot se aleanca vlerëson se Rusia ka pësuar nga 30,000 deri në 40,000 viktima në fushën e betejës në Ukrainë gjatë muajit të parë të luftës. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Vritet një gazetare ruse në Kiev

Një gazetare ruse është vrarë gjatë bombardimeve po nga forcat ruse në kryeqytetin ukrainas, Kiev. Oksana Baulina kishte raportuar nga Kievi dhe qyteti perëndim...

21:24

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI