Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

VIDEO/ Drejtori i shkollës së Kamzës rreth nxënësit me shpulla

Lapsi.al 28 March 2022
VIDEO/ Drejtori i shkollës së Kamzës rreth nxënësit me

Nxënësit e shkollës 'Isa Boletini' në Kamëz dhunohen nga drejtori i shkollës, Përparim Oka.

Emisioni Fiks Fare transmetoi video ku duket qartë drejtori i shkollës i cili brenda në klasë dhunon me shpulla tre nxënës. Ai i ka ngritur të tre nxënësit para klasës dhe fillon e i godet me shpulla.

"Kujtuat se ma hodhët mua" - dëgjohet drejtori të thotë në video e më pas ushtron dhunë mbi nxënësit.

Kjo video është dërguar nga një nxënëse që ka qenë prezent në atë orë mësimi. Ajo u tregon gazetarëve që drejtori dhunon nxënësit vazhdimisht edhe në zyrën e tij, sa herë i kap në korridore apo jashtë klase.

Gazetarët e Fiksit shkojnë në shkollën 'Isa Boletini' në Kamëz ku kërkojnë që të flasin me drejtorin për këtë problem, por ky i fundit nuk pranon t'i takojë me justifikimin se është i zënë me mbledhje.

https://www.youtube.com/watch?v=-hghNut_1KM

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI