Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Aktori i njohur rrëfen incidentin gjatë xhirimeve të "Bullet Train"

Lapsi.al 5 August 2022
Aktori i njohur rrëfen incidentin gjatë xhirimeve të "Bullet

Aktori i njohur, Aaron Taylor-Johnson ka zbuluarsë fundmi incidentin e ndodhur gjatë xhirimeve të filmit 'Bullet Train'.

Gjatë një interviste për Variety, aktosoi një dëmtim gjatë skenës së luftimit e cila bëri që atij ti binin të fikët.

"Ne ishim në një sekuencë përleshjeje dhe më përplasën në murë ku vrava dorën. Menjëherë pas kësaj më ranë të fikët. Kur u zgjova thashë: "A duhet të xhirojmë përsëri?" dhe ata ishin si "Jo, . Duhet të shkosh të bësh qepje në spital." Kështu që më pas e kalova natën në spital”, u shpreh Johnson.

Bullet Train drejtohet nga David Leitch, një profesionist i marifeteve i cili më parë ka drejtuar Atomic Blonde dhe Deadpool 2.

Bashkëylli i Pitt dhe Taylor-Johnson nga filmi, Brian Tyree Henry gjithashtu tregoi për PEOPLE sesi kasti u argëtua gjatë realizimit të filmit gjatë karantinës.

"Ishte shumë e mahnitshme sepse ndihem sikur ky është një kapitull tjetër në jetën e Brad-it, ku ai me të vërtetë është duke pushuar dhe gati për t'u argëtuar. Kjo ishte në mes të pandemisë kur gjërat ishin të turbullta dhe ne nuk e dinim se çfarë po bënim duke lënë shtëpinë tonë për të bërë prodhimin," shtoi ai. “Të gjithë u bëmë një familje dhe i besuam atij”.

Bullet Train është në kinema të premten./Lapsi.al

Të këshilluara

Lisa Kudrow: 'Friends' më shkaktoi pasiguri

Aktorja Lisa Kudrow ka folur së fundmi për pjesëmarrjen e saj në serialin e viteve 1990 "Friends". Gjatë një interviste të fundit në podkastin "Podcrushed", ...

15:57

Kanye West akuzon Adidas për kopjim

Kanye West ka shpërthyer së fundmi ndaj kompanisë , Adidas e cila merret me prodhimin dhe shpërndarjen për markën e tij miliardë dollarëshe Yeezy. Përmes një...

15:24

Trendet që nuk duhen humbur këtë verë

Është e vështirë të shpëtosh nga tendencat e panumërta të verës 2022 që keni parë gjatë gjithë sezonit: pantallonat Cargo, nallanet, jorts, fustanet e thurur et...

12:02

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI