Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Lisa Kudrow: 'Friends' më shkaktoi pasiguri

Lapsi.al 5 August 2022
Lisa Kudrow: 'Friends' më shkaktoi pasiguri

Aktorja Lisa Kudrow ka folur së fundmi për pjesëmarrjen e saj në serialin e viteve 1990 "Friends".

Gjatë një interviste të fundit në podkastin "Podcrushed", aktorja e "Easy A",  kujtoi se ndihej  keq gjatë veshjes së kostumeve sepse rrobat dukeshin më mirë veshur tek aktorët e tjerë.

"Duke parë veten në shfaqje, duke parë veten me rroba dhe duke parë Courtney dhe Jennifer, mendova, 'Oh, kanë mv shumë njohuri rreth modës, kështu që ato mund të diskutojnë  me kostumografen  si  t'ua qepi veshjet që të duken mirë," tha ajo për "Podcrushed".

Lisa shtoi se kur arriti të 40-at,  mësoi ta pranonte trupin e saj ashtu siç ishte. "Është në rregull. Kështu dukem unë,” pranoi ajo."Ju po dëmtoni veten. “Askush nuk ka nevojë që ju të jeni Tom Cruise ose aq i famshëm sa Tom Cruise. Për mua, në atë kohë, ishte Julia Roberts ose Meg Ryan. Askush në fakt nuk e kërkoi këtë nga unë.”

Kjo nuk është hera e parë që aktorja prek çështjet e imazhit të trupit ndërsa luante në sitcom. Ajo zbuloi në një episod të vitit 2019 të podcastit "WTF with Marc Maron" se kishte vuajtur nga dismorfia e trupit.

“Ju e shihni veten në TV dhe mendoni ‘O Zot, unë  jam më e shëndoshë se Courteney dhe Jennifer, sikur kockat e mia ndjehen më të mëdha”, u shpreh ajo.

Fituesja e Emmy-t pranoi se dëshira për të qenë elegante për kamerën pothuajse e konsumoi atë./Lapsi.al

Të këshilluara

Kanye West akuzon Adidas për kopjim

Kanye West ka shpërthyer së fundmi ndaj kompanisë , Adidas e cila merret me prodhimin dhe shpërndarjen për markën e tij miliardë dollarëshe Yeezy. Përmes një...

15:24

Trendet që nuk duhen humbur këtë verë

Është e vështirë të shpëtosh nga tendencat e panumërta të verës 2022 që keni parë gjatë gjithë sezonit: pantallonat Cargo, nallanet, jorts, fustanet e thurur et...

12:02

Zgjidhet cështja e pasurisë së Prince

Një gjykatës në Minesota ka vendosur saktësisht se si do të shpërndahet pasuria prej 156 milionë dollarësh e Prince duke i dhënë fund një beteje gjyqësore gjash...

17:38

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI