Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Aktorët shfaqen së bashku për herë të parë që nga shuplaka e Oscars

Lapsi.al 14 August 2022
Aktorët shfaqen së bashku për herë të parë që

Will Smith dhe gruaja Jada Pinkett Smith janë parë së bashku në publik për herë të parë që nga incidenti në Oscars.

Në ndarjen e çmimeve të Akademisë në Mars, Chris Rock bëri një shaka për kokën e rruar të Pinkett Smith, e cila vuan nga alopecia.

Si përgjigje, Smith doli në skenë dhe e goditi me shuplakë komedianin, duke bërtitur: "Mbaje emrin e gruas sime larg nga goja jote e ndyrë".

Tani, Jada dhe Will janë parë së bashku teksa kanë mbërritur në Nobu në Malibu për drekë.

Sipas fotografive të siguruara nga Mail Online, të dy partnerët duken të lumtur dhe të relaksuar.

Smith kishte veshur një bluzë blu, pantallona të ngjashme dhe një kapele bejsbolli, ndërsa Pinkett Smith, e cila e mbante dorën në kurrizin e burrit të saj ndërsa dilnin nga restoranti, ishte veshur me të zeza.

Paraqitja e tyre vjen disa javë pasi aktori postoi një video për shuplakën në YouTube.

Në video ai foli për vendimin e tij për të mos i kërkuar menjëherë falje Rock-ut atë natë teksa pranoi çmimin e tij për aktorin më të mirë për King Richard.

"Unë isha i turbullt," shpjegoi Smith për momentet pas incidentit. "Është e gjitha e paqartë."

Will shtoi se që atëherë ai ka kontaktuar me Rock, por "mesazhi që u kthye është se ai nuk është gati të flasë"./Lapsi.al

will smith jada pinkett smith

Të këshilluara

Ndahet nga jeta Piero Angela

I lindur në Torino më 22 dhjetor 1928, Piero Angela u vlerësua gjerësisht në televizion pasi shpërndau dhe mbrojti njohuritë shkencore në librat e shumtë që bot...

19:15

Ndahet nga jeta Anne Heche

Pasi pësoi një aksident të tmerrshëm me makinë të premten e kaluar, aktorja Anne Heche ka ndërruar jetë në moshën 53-vjeçare. Lajmet për drejtimin e pakujdes...

13:16

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI