Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Djemtë e Britney Spears, të shqetësuar për shëndetin mendor të saj

Lapsi.al 14 August 2022
Djemtë e Britney Spears, të shqetësuar për shëndetin

Kevin Federline pranoi të jepte një intervistë në lidhje me Britney Spears , sepse ai dhe djemtë janë të shqetësuar se shëndeti mendor i saj është përkeqësuar, thanë burimet për Page Six.

“Kevin e bëri intervistën sepse ai dhe djemtë janë të mërzitur. Ata shqetësohen se të gjithë po e injorojnë plotësisht faktin që Britney po lufton me probleme mendore, gjë që nuk është sekret”, u shpreh një burim .

Pas intervistës me Daily Mail , Kevin postoi në Instagram dy videoklipe të katër viteve më parë të Spears duke debatuar me fëmijët e saj.

Ish balerini i cili ishte i martuar me artisten nga viti 2004 deri në vitin 2007, ndau videot me mbishkrimin: "Nuk mund të rri duarkryq. Sado që na dhemb, vendosëm që familjarisht t'i postojmë këto video. Kjo nuk është as më e keqja. Shpresoj që fëmijët tanë të rriten për të qenë më të mirë se kaq.” Disa orë më vonë, ai hoqi videot nga interneti.

Burimi shtoi se "postimi i videove nuk ishte për ta bërë atë të duket e keqe , por më shumë për t'u kujtuar njerëzve se ajo vuan nga shëndeti mendor dhe djemtë shqetësohen se ajo nuk merr mjekime".

Britney  i quajti pretendimet e tij "të lëndueshme" në Instagram, duke thënë se shqetësojnë atë. Ajo shtoi më vonë se djemtë e saj do të silleshin shumë keq me të  kur vizitonin shtëpinë e saj./Lapsi.al

Të këshilluara

Ndahet nga jeta Piero Angela

I lindur në Torino më 22 dhjetor 1928, Piero Angela u vlerësua gjerësisht në televizion pasi shpërndau dhe mbrojti njohuritë shkencore në librat e shumtë që bot...

19:15

Ndahet nga jeta Anne Heche

Pasi pësoi një aksident të tmerrshëm me makinë të premten e kaluar, aktorja Anne Heche ka ndërruar jetë në moshën 53-vjeçare. Lajmet për drejtimin e pakujdes...

13:16

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI