Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Pete Davidson shfaqet në publik pas ndarjes nga Kim Kardashian

Lapsi.al 14 August 2022
Pete Davidson shfaqet në publik pas ndarjes nga Kim Kardashian

Pete Davidson është shfaqur për herë të parë në publik pas ndarjes me Kim Kardashian.

Në foto e shkrepura , Pete shihet duke i buzëqeshur fotografëve  teksa mbërrin  në xhirimet e filmit të tij të ardhshëm Wizards!, i cili aktualisht po xhirohet në Cairns, Australi.

Javën e kaluar, E! News zbuloi ekskluzivisht se dyshja i kishin dhënë fund lidhjes pas 9 muajsh.

Burime pranë çiftit treguan për median se ata kanë "shumë dashuri dhe respekt për njëri-tjetrin",por zbuluan se të qenit në distancë - me Pete në Australi dhe Kim në Los Angeles "e bënte vërtet të vështirë ruajtjen e një marrëdhënieje".

“Ai është shumë i ëmbël, por ajo nuk ndihej gati për diçka serioze ”, shtoi një burim për ndjenjat e Kardashian. "Ata kishin shumë kimi, dhe ende kanë, por ajo disi dëshiron të jetë beqare. Kim ende e adhuron Pete dhe do vazhdojë të ketë kontakt me të."

Ndërsa komediani po kalon ndarjen nga sipërmarrësja, ai po kujdeset gjithashtu për shëndetin e tij mendor. Përveç terapisë së tij rutinë për të cilën ai ka qenë i hapurprej vitesh, Davidson kërkoi "terapinë e traumës për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme të Kanye dhe sulmeve publike".

Aktori ka qenë shpesh i sulmuar nga reperi gjatë marrëdhënies me Kardashian  Së fundmi, West reagoi gjithashtu ndaj ndarjes së tyre duke publikuar një artikull të modifikuar të New York Post në tv cilën shkruhej : 'Skete Davidson' ndahet nga jeta në moshën 28 vjecare'./Lapsi.al

PREMIUM EXCLUSIVE, Pete Davidson, Australia

Të këshilluara

Ndahet nga jeta Piero Angela

I lindur në Torino më 22 dhjetor 1928, Piero Angela u vlerësua gjerësisht në televizion pasi shpërndau dhe mbrojti njohuritë shkencore në librat e shumtë që bot...

19:15

Ndahet nga jeta Anne Heche

Pasi pësoi një aksident të tmerrshëm me makinë të premten e kaluar, aktorja Anne Heche ka ndërruar jetë në moshën 53-vjeçare. Lajmet për drejtimin e pakujdes...

13:16

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI