Flash

Britney Spears: Do të jem përgjithmonë e traumatizuar nga e shkuara ime

Lapsi.al 24 August 2022
Britney Spears: Do të jem përgjithmonë e traumatizuar nga e

Britney Spears po hedh më shumë dritë mbi jetën e saj pas fundit të konservatorit 13-vjeçar.

Përmes rrjetit social,Instagram, Britney u tha fansave në një postim se sado tani është më mirë gjithmonë do të jetë e traumatizuar nga përvoja e kaluar.

“Nuk ka asnjë mënyrë për të më rregulluar mua, emocionet dhe ndjeshmërinë time”, shkroi Spears në një foto të një trëndafili rozë. "Mendoj se do të më duhet një lloj mrekullie për emocionet e mia.”

Ajo vazhdoi të zbulojë se ende e zë gumi duke qarë  dhe është e rrënuar nga pasiguritë.

“Jeta ime nuk është aspak e përsosur… Unë qaj tërë kohës, Jam e pasigurt… nuk di si të kem qëndrim të mirë nëse nuk jam para kamerës dhe më duhet të shkoj në shkollë vetëm për të  mësuar se si të eci përpara. E di që jam një interpretuese, por është një akt në skenë. Në jetën reale nuk e kam idenë dhe po punoj për këtë!!!”

Një gjyqtare e Los Anxhelosit në nëntor i dha fund konservatorit  të fitueses së Grammy, që i mundësoi babait të saj, Jamie Spears kontroll mbi financat dhe shumë vendime në lidhje me jetën e saj personale dhe shëndetin. Në qershor, ajo u martua me të dashurin, Sam Asghari.

“E vërteta është se jam më mirë, por do të jem përgjithmonë e traumatizuar nga përvoja ime e kaluar ”, shtoi Spears.

Artistja shpjegoi gjithashtu se pse ajo ndan foto dhe video ku duket sikur gjithcka po i shkon mirë.

"Jeta e të gjithëve duket kaq perfekte dhe kur postoj gjëra, mendoj shumicën e kohës se jam turpëruar plotësisht për të kaluarën time ... dhe kush mund t'i harrojë ata dokumentarë?" shkroi Britney.

Fansat e këngëtares "Gimme More" menjëherë ofruan mbështetjen e tyre.

"Shpresoj që të shëroheni," shkroi një komentues.

Një tjetër tha: "Ne të duam pa marrë parasysh çfarë".

Këngëtarja do të publikojë një bashkëpunim muzikor të shumëpritur me Elton John të premten, publikimi i saj i parë muzikor që nga përfundimi i kujdestarisë./Lapsi.al

Të këshilluara

Bien poshtë akuzat për sulm ndaj Kanye West

Kanye West nuk do të përballet me akuza penale pasi ai u akuzua për sulm ndaj një burri. Një zëdhënës i Zyrës së Prokurorit të Qytetit të LA tha për 'Page Si...

13:18

Aktori i njohur akuzohet për krim seksual

Aktori, Gary Busey është arrestuar në Cherry Hill, New Jersey pasi u akuzua për tre akuza të lidhura me krimin seksual dhe një akuzë për ngacmim. "Një burrë ...

18:30

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI