Flash

Meghan Markle rrëfen incidentin e tmerrshëm me djalin e saj

Lapsi.al 24 August 2022
Meghan Markle rrëfen incidentin e tmerrshëm me djalin e saj

Meghan Markle ka rrëfyer së fundmi incidentin e tmerrshëm që përfshinte djalin saj, Archie.

Gjatë episodit të parë të serisë së saj të re të podcast-it, "Archetypes", dukesha e Sussex zbuloi se dhoma e djalit  ku ai supozohej të flinte gjatë turneut të familjes në Afrikën Jugore në vitin 2019 kishte marrë flakë. Për fat, Archie nuk ishte në dhomë në atë kohë, i tha Meghan mikes së saj të ngushtë, tenistes Serena Williams.

Archie ishte rreth 4 muaj e gjysmë gjatë udhëtimit, tregoi Markle. Menjëherë pas uljes, çifti duhej të linte Archie në rezidencën  ku familja do të qëndronte përpara se të nisej për një event zyrtar në Nyanga.

Dadoja e tij shkoi për ta shtrirë dhe ndodhi e paimagjinueshme, siç mësoi Meghan pas një fjalimi.

“Ishte gjatë kohë kur unë po mbaja fjalim për gratë dhe vajzat, dhe pasi mbaruam, hipim në makinë dhe ata thonë: 'Ka rënë zjarr në rezidencë, ”.

Menjëherë çifti u kthye  në rezidencë dhe gjeti dadon e tyre, Lauren, duke qarë.

“Ajo duhej të conte Archie-n për të fjetur por mendoi: ‘E di çfarë? Më lër të shkoj dhe të marr pak ushqim poshtë”, shpjegoi dukesha. Dhe instinkti i saj ishte si: “Po e marr me vete përpara se ta coj në dhomë”.

Në atë periudhë të shkurtër, ngrohësja në dhomë mori flakë. Nuk kishte detektor tymi në dhomë, shtoi  ish-aktorja e "Suits".

“Dikush nuhati tymin në korridor dhe hyri brenda për të fikur zjarrin –Ai supozohej të flinte atje.Sigurisht, si nënë, ti thua: "Oh, Zoti im, çfarë?" Të gjithë janë në lot, të gjithë janë të tronditur," tha ajo. “Dhe çfarë duhet të bëjmë? Dilni dhe bëni një tjetër angazhim zyrtar.”

“Edhe pse ne u zhvendosëm në një vend tjetër më pas, ne përsëri duhej ta linim atë dhe të shkonim të merrnim pjesë në një tjetër ngjarje zyrtare”, përfundoi Markle./Lapsi.al

Të këshilluara

Bien poshtë akuzat për sulm ndaj Kanye West

Kanye West nuk do të përballet me akuza penale pasi ai u akuzua për sulm ndaj një burri. Një zëdhënës i Zyrës së Prokurorit të Qytetit të LA tha për 'Page Si...

13:18

Aktori i njohur akuzohet për krim seksual

Aktori, Gary Busey është arrestuar në Cherry Hill, New Jersey pasi u akuzua për tre akuza të lidhura me krimin seksual dhe një akuzë për ngacmim. "Një burrë ...

18:30

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI