Flash

Video/ Robertson protestoi asistenti e goditi në qafë: "Hatzidakis më qëlloi me brryl"

Lapsi.al 10 April 2023
Video/ Robertson protestoi asistenti e goditi në qafë:
Barazimi 2-2 mes Liverpool e Arsenal bëri më shumë se vetëm rihapi garën për titullin e Premier League. Mes golave dhe argëtimit të një ndeshje emocionuese, sfida prodhoi edhe shumë nervozizëm në fushë. Në këtë kuptim, një episod i bujshëm përfshiu mbrojtësin e krahut të Liverpool, Andy Robertson. Skocezi, në fund të pjesës së parë iu afrua asistentit Hatzidakis për të protestuar dhe u godit me bërryl në qafë nga arbitri. “Më dha një goditje më brryl”, pretendoi Robertson dhe episodi u filmua nga kamerat televizive. Përveç dëmit, edhe ndëshkimi për Robertson. Në fund të incidentit mbrojtësi u ndëshkua me karton të verdhë nga arbitri Tierney. Kjo shkaktoi të tjera kërkesa për shpjegime nga kapiteni i të kuqve ndaj ekipit të arbitrave. Lexo më tej: Video/ Liverpool rikuperon dy gola e ndalon Arsenal: Salah shënon e humb penallti, Arteta +6 nga City Episodi do të shkaktojë diskutime në Angli në ditët në vijim, por organi përgjegjës për arbitrat tashmë ka hartuar një shënim: "Jemi në dijeni të një incidenti që përfshiu Hatzidakis dhe mbrojtësin Robertson. Ne do ta shqyrtojmë çështjen plotësisht". Sa për ndeshjen, Reds rikuperuan dy gola ndaj Arenal, duke hapur garën për titull.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI