Flash

36 operacione e 18 ditë në koma, rrëfimi dramatik i Gascoigne në tv: “Kam vdekur dy herë”

Lapsi.al 12 April 2023
36 operacione e 18 ditë në koma, rrëfimi dramatik i Gascoigne

Paul Gascoigne ka pasur një karrierë të mbushur me dëmtime dhe një jetë të shthurur jashtë fushës. Ai gjithashtu kishte probleme me alkoolizmin, që e çuan atë në gjendje të dëshpëruar në shumë raste.

“VDIQA DY HERË”

Ish-mesfushori i Tottenham, Lazio dhe Kombëtares angleze është rikthyer të shfaqet në TV. Gazza u rrëfye në transmetimin Scared of the dark, një reality show i ri britanik. Paul Gascoigne tregoi pa frikë fazat e dhimbshme të jetës së tij, ato më pak të njohura: "Unë vdiqa nja dy herë dhe kalova gjithsej 18 ditë në koma". Situata erdhi për shkak të problemeve të rënda të alkoolizmit, që e vunë në rrezik jetën e tij disa herë.

Lexo më tej: “Paratë do ti shpenzoj të gjitha, nuk merren përtej”: Gascoigne tregon edhe çfarë nuk duhej ta thoshte kurrë

“NUK KAM FRIKË NGA ASGJË ”

Duke vazhduar rrëfimin e tij, Gascoigne tregon se nuk ka më frikë nga asgjë: “Kam pasur përvoja afër vdekjes. Kam bërë 36 operacione dhe njerëzit më thonë se kam më shumë jetë se një mace. Tani nuk kam më frikë nga asgjë, duke pasur parasysh gjithçka që kam kaluar”. Deklarata prekëse nga një futbollist që e kishte bërë ironinë stilin e tij të jetesës. E që më pas u vu përfund nga teprimet dhe veset që i kushtuan karrierën.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI