Flash

Video/ E bujshme, Ronaldo ka thyer ligjin arab: CR7 mund të deportohet nga Arabia Saudite

Lapsi.al 20 April 2023
Video/ E bujshme, Ronaldo ka thyer ligjin arab: CR7 mund të deportohet nga
Nuk ka paqe për Cristiano Ronaldo në Arabinë Saudite. Portugezi ka qenë shpesh në qendër të polemikave të shumta për sjelljen e tij në fushë. E fundit, me gjestin në mbyllje të derbit mes Al Hilal dhe Al Nassr. Gjest, që mund të çojë në pasoja të rënda. Në fakt, për CR7 është kërkuar që të arrestohet dhe të dëbohet nga vendi. Pasi iu anulua një gol për një milimetër pozicion jashtë loje, CR7 humbi kthjelltësinë. Portugezi mori edhe një karton të verdhë pas një faulli të pamatur ndaj një kundërshtari. Nervozizmi i Ronaldos, për shkak të një loje që po shkonte keq, u vërsul mbi lojtarin e Al Hilalit, të cilin e kapi nga fyti dhe e hodhi përtokë. Me këtë rast, arbitri e fali Cristiano Ronaldo duke i nxjerrë vetëm një karton të verdhë. Lexo më tej: FOTO/ Ronaldo feston 300 vjetorin e Arabisë me tunikë e shpatë Pas humbjes në ndeshjen e rëndësishme ndaj Al Hilal, kampioni portugez Ronaldo u tall nga tifozët. Mbështetësit e rivalëve intonuan brohoritje që lavdëronin Messin. Përgjigja e portugezit ishte e shëmtuar. Ronaldo preku gjenitalet për të fyer tifozët. Një gjest, me të cilin përfundoi në qendër të polemikave nga ana e mediave dhe rrjeteve sociale. Përveç dëmtimit të imazhit, pasojat mund të jenë të rënda. Fyerjet në publik janë të ndaluara me ligj në Arabinë Saudite dhe për këtë arsye, atij mund ti ndërpritet kontrata dhe të deportohet nga vendi arab.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI