Flash

Video/ Benfica u eliminua, tifozët 'djegin' San Siron: tymuese e shashka nga unaza e tretë e 5 policë të plagosur

Lapsi.al 20 April 2023
Video/ Benfica u eliminua, tifozët 'djegin' San Siron: tymuese e
Klima në San Siro u ndez zjarr nga tifozët e Benfica. Nga niveli i tretë, ku ishin akomoduar tifozët miq, u hodhën në sektorët poshtë tyre bomba tymuese dhe fishekzjarre. Si pasojë pati përplasje të ashpra jashtë stadiumit pas ndeshjes. Transferta e tifozëve portugezë të Benfica ishte e trazuar. Në qytet dhe në stadium luzitanët u bënë protagonistë të trazirave. Në disa rrugë përreth stadiumit ka pasur tentativë për të sulmuar tifozët e Inter, të cilët kanë përfunduar në shënjestrën e njëqind luzitanëve. Aksioni i efektivëve të policisë ka penguar përshkallëzimin e situatës, por nga kjo përplasje kanë mbetur të plagosur lehtë 5 efektivë. Për më tepër, disa tifozë portugezë, në përpjekje për të hyrë nga rrugë alternative, në krahasim me ato të rezervuara për ta për arsye të rendit publik, thirrën agjentët e sigurisë që i shoqëruan deri në hyrje. Lexo më tej: Video/ City eliminon Bayern, 1-1 në Mynih: drithërima në San Siro, Inter në katërshe pas 13 vjetësh

SHASHKA E TYMUESE NGA UNAZA E TRETË

Gjatë ndeshjes së Champions, 6000 tifozët e Benfica të pranishëm në unazën e tretë hodhën fishekzjarre, shashka dhe tymuese në sektorët poshtë tyre ku ndodheshin tifozët e Inter. Pas gjestit të shëmtuar, tifozët portugez u fishkëllyen nga i gjithë stadiumi, që u përgjigj duke ndezur dritat e mijëra smartfonëve. Gjatë mbrëmjes, rreth 20 tifozë të Benfica u arrestuan nga policia. Mes tyre, dy tifozë do ta paguajnë me përjashtim. Ata janë kapur në posedim të materialeve të rrezikshme dhe mjeteve piroteknike.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI