Flash

Video/ Tifozët e Lech Poznan kthejnë përmbys Firencen: sherr me mjete të forta para diskotekës

Lapsi.al 20 April 2023
Video/ Tifozët e Lech Poznan kthejnë përmbys Firencen: sherr me
Tifozët e Lech Poznan mbërritën në Firence për ndeshjen e Conference League, por e trazuan menjëherë qytetin. Mbrëmë ka patur përplasje të ashpra jashtë një klubi nate. Fiorentina duhet të mbyllë kalimin në gjysmëfinale të Conference League, me avantazhin 4-1 të fitores së parë kundër Lech Poznan në Franchi. Në Firence ishte alarm për ardhjen e tifozëve polakë, të njohur për lidhjen e tyre me ekipin, siç u dëshmua në ndeshjen e parë. Në fakt, mbrëmjen e djeshme ka pasur tensione në kryeqendrën toskane. Por nuk bëhej fjalë për një përplasje mes tifozëve të dy skuadrave. Trazirat kanë ndodhur jashtë Yab, një disko historike fiorentine, ku shpërtheu një sherr. Rojet e klubit i ndaluar hyrjen në disko e tifozët e Lech Poznan nisën sherri. Gjithësesi, situata mbeti nën kontroll. Ndërkohë, bashkia ka përgatitur urdhrat e kujdesit. Nga ora 9 e mëngjesit të sotëm ka hyrë në fuqi ndalimi i shitjes së pijeve alkoolike dhe çdo pije tjetër në enë qelqi apo kanaçe, në perimetrin UNESCO të qytetit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI