Flash

Barcelona, gati restaurimi i Camp Nou: sigurohet huaja prej 1,45 miliardë euro

Lapsi.al 25 April 2023
Barcelona, gati restaurimi i Camp Nou: sigurohet huaja prej 1,45 miliardë

Vitet kalojnë dhe stadiumet, nëse nuk rinovohen, tregojnë shenja degradimi. Këtij rregulli nuk i shpëton as Camp Nou madhështor në Barcelonë. Impianti katalanas shumë shpejt do të rinovohet, rigjenerohet, duke u kthyer në skenën ideale për tifozët blaugrana. Sot është publikuar lajmi se Barcelona do të marrë një hua prej 1.45 miliardë eurosh për të rinovuar stadiumin dhe objektet e tjera në zotërim. E ka bërë të ditur klubi katalanas, duke informuar se ka përfunduar planin e financimit për kryerjen e punimeve në mega impiant. Punimet do të nisin më 1 qershorin të ardhshëm. Janë njëzet investitorë të përfshirë në huanë për "një shumë që mbulon koston e punimeve të Espai Barça (emri i projektit, red) pa impenjuar asetet e klubit dhe pa hipotekuar stadiumin".

Partnerët janë Goldman Sachs (mund të kontribuojë rreth 500 milionë), JP Morgan, JLL, Pérez-Llorca, DLA Piper, Key Capital Partners, Legends dhe IPG 360. Dymbëdhjetë të tjerat nuk janë shpallur ende nga Barça. “Kreditë shpërndahen në disa faza, mbi 5, 7, 9, 20 dhe 24 vjet, me një strukturë fleksibël”, shpjegon Barcelona. Klubi do të fillojë shlyerjen e operacionit, me interes, pasi të përfundojnë punimet e Spotify në Camp Nou. Gjithcka falë të ardhurave të realizuara nga stadiumi, të cilat duhet të jenë 247 milionë në vit".

Lexo më tej: Nga Ndicka te Messi, Barcelona ka një listë të gjatë me emrat që deshiron t’i përfitojë falas në verë

Sipas mediave spanjolle, klubi blaugrana shpreson që punimet të përfundojnë për rreth tre vjet. Ndërkohë, skuadra katalanase do të luajë ndeshjet në shtëpi për sezonin 2023-2024 në stadiumin 'Lluis-Companys'. Nga stadiumi olimpik i vendosur në kodrën Montjuic ata do të kthehen në Camp Nou, me një kapacitet të reduktuar për publikun, për fillimin e sezonit 2024-2025.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI