Flash

Video/ “E pashë që doli, se kuptoj ku ishte VAR”: publikohen pamjet golit të parregullt të City, tërbohet Ancelotti

Lapsi.al 10 May 2023
Video/ “E pashë që doli, se kuptoj ku ishte VAR”:
Carlo Ancelotti ishte dukshëm i nervozuar dhe kundërshtues, duke u ndëshkuar me të verdhë për protesta. Debati me arbitrin Soares, me arbitrin e katërt Orsato kishte si qëllim ndërhyrjen e VAR, që heshti pa anuluar golin e barazimit të shënuar nga De Bruyne. Belgu vuri firmën në barazimin 1-1 mes Real Madrid e Manchester City, duke e lënë për në angli cështjen e kualifikimit në finalen e Champions. "Unë nuk dua të bëj asnjë akuzë - tha Ancelotti gjatë intervistave pas ndeshjes -. Por mendoj se arbitrimi nuk ishte në nivelin e rastit dhe as cilësia e shprehur nga skuadrat në fushë. Ai më ndëshkoi, por kartonat duhet të ua jepte lojtarëve që e meritonin. Pastaj në aksionin para barazimit të tyre pati një goditje të pastër këndi që u shpëtoi dhe ndoshta topi në aksionin e golit kishte dalë edhe jashtë. Unë e pashë dhe nuk e kuptoj pse nuk ndërhyri VAR”. Lexo më tej: Video/ Champions, babai i Haaland përjashtohet nga Bernabeu për gjeste në tribunë Polemikat kanë shpërthyer menjëherë pas ndeshjes, me madrilenët që ndihen të vjedhur para syve të gjithë botës. Pak sekonda para se Kevin De Bryune të shënonte, Bernando Silva ka mbajtur topin në lojë, edhe pse pamjet treguan se topi kishte dalë jashtë. Në mediat spanjolle e jo vetëm shpërthyen pamjet që treguan këndin e kamerës që e shfaq qartë se Silva nuk arriti ta mbante topin në lojë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI