Flash

Çështja e detit me Greqinë, Begaj konfirmon kërkesën e Ministrisë së Jashtme

Lapsi.al 11 May 2023
Çështja e detit me Greqinë, Begaj konfirmon kërkesën

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka konfirmuar se ka marrë nga ministria e Jashtme një kërkesë për dhënie autorizimi për nisjen e bisedimeve me Greqinë për çështjen e detit.

Begaj teksa u pyet nga gazetarët pas konferencës me homologun polak, u shpreh se zgjidhja e çështjes së detit duhet të behet sipas Kushtetutës tonë dhe akteve ndërkombëtare.

Pyetje: Keni pasur disa takime me Ramën, a është folur për çështjen e detit dhe a keni marrë një kërkesë për të dhënë autorizimin për nisjen e bisedimeve?

Begaj: Me Greqinë kemi një çështje. Unë kam një kërkesë nga ana e ministrisë së Jashtme që është e shoqëruar me një relacion. Si president në zbatim të detyrimeve kushtetuese këtë kërkesë e vlerësoj me seriozitet dhe besoj që është një çështje që duhet të gjejë zgjidhje. Zgjidhja është e bazuar në Kushtetutën e Shqipërisë, në aktet ndërkombëtare në ligjet e brendshme, por edhe në rregullat e fqinjësisë së mirë dhe reciprocitet.

Greqia është fqinjë dhe partner ekonomik. Kemi komunitetit shqiptar në Greqi dhe komunitetin grek në Shqipëri që janë ura bashkëpunimi. Me Ramën jam takuar disa herë, çështjet që kam biseduar kanë qenë publike, tema mbi sigurinë kombëtare dhe shërbimin e jashtëm. Komunikimi është institucional dhe shumë i mirë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI