Flash

Video/ Situatë absurde në Valladolid-Sevilla: arbitri fishkëlleu para golit, shpërthen sherri në fushë

Lapsi.al 15 May 2023
Video/ Situatë absurde në Valladolid-Sevilla: arbitri fishkëlleu
Real Valladolid i presidentit Ronaldo humbi në shtëpi nga Sevilla dhe është gjithnjë e më afër zonës së rënies. E ndërkohë, polemikat kanë shpërthyer për një gol të rregullt të anuluar, për shkak të një fishkëllime të parakohëshme nga arbitri. Ndeshja mes Real Valladolid dhe Sevilla përfundoi 0-3. Vendasve megjithatë iu anulua goli i Escudero në fund të pjesës së parë. Arbitri Miguel Ortiz Arias akordoi një goditje këndi në fund të katër minutave shtesë. Nga aty Valladolid shënoi me një goditje nga jashtë zone, por Arias fishkëlleu fundin disa sekonda para se topi të futej në rrjetë. Lojtarët dhe trajneri i Valladolid rrethuan arbitrin duke kërkuar shpjegime për zgjedhjen absurde. Për shkak të humbjes, Real Valladolid është një pikë larg zonës së rënies në La Liga. Shpërthen zemërimi i vendasve dhe në veçanti ai i Ronaldo Nazario, aktualisht president i klubit. Fenomeni ka shkruar në Tëitter: “E PAPRANUESHME kjo që ndodhi! Deri më tani ne kishim heshtur duke u përpjekur të hakmerreshim për pakënaqësinë tonë me mjete zyrtare, takime dhe peticione, duke shmangur ekspozimin publik. Por tani mjaft! Ky është futboll profesional dhe kërkojmë shpjegime”. Ai përfundon: “Gabimet e këtyre përmasave mund të ndryshojnë një sezon të tërë. Por një gjë le të jetë e qartë. Ne do të luftojmë GJITHÇKA dhe TË GJITHË sepse jemi Real Valladolid. Skuadra jonë, tifozët tanë dhe qyteti ynë kanë dhënë gjithçka dhe askush nuk do të na e heqë”.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI