Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Video/ Finalja e Europa League po rrezikohet keq nga tejmbushja: tifozët po futen dy me një biletë

Lapsi.al 31 May 2023
Video/ Finalja e Europa League po rrezikohet keq nga tejmbushja: tifozët po
Kaosi shpërthen në Puskas Arena në Budapest para finales së Europa League Sevilla-Roma. Siguria nuk duket në nivelet e larta dhe ajo që po rrezikon aktin e fundit të kompeticionit në Hungari është tejmbushja e impiantit. Shumë tifozë hynë në stadium nga dy, por duke përdorur një biletë të vetme. Në pamjet e publikuara nga El Chiringuito TV, dy tifozë shihen duke u shtrënguar pas njëri-tjetrit teksa kalojnë nëpër rrotullat, duke përdorur një biletë të vetme. Dhe e gjithë kjo pavarësisht se menjëherë pas “filtrimit” janë stjuardët e stadiumit të zgjedhur për finalen e Europa League. Siguria e stadiumit të Budapestit nuk po bën asgjë për ti ndaluar dhe po i lënë tifozët të kalojnë. Telashet kanë filluar që më herët në fakt. Tre tifozë të plagosur në përleshje e shtatë të arrestuar. Ky ishte vlerësimi fillestar i përplasjeve të ndodhura pasdite në rrugët e Budapestit, para Roma-Sevilla, finalja e Europa League. Policia hungareze bëri të ditur se një tifoz spanjoll dhe një tifoz suedez u dërguan në spital për trajtim të mëtejshëm pas një sherri. Shtatë të arrestuar dhe të gjithë me kombësi polake, duke konfirmuar frikën e konvergjencës së ultrasve të kombësive të tjera për të nxitur incidente. Madje, duket se ditët e fundit ka qarkulluar lajmi se ultrasit e Krakovës po përgatisnin një ekspeditë në Hungari për finalen e Europa League. Kjo sepse ata prej rreth dhjetë vitesh janë protagonistë të përplasjeve me tifozët andaluzianë. Në vitin 2015 ata sulmuan tifozët e Sevillas në Mançester, para një ndeshje kundër City.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI