Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Video/ Mourinho tërbim e zhgënjim: flak medaljen në tribunë pastaj ofendon arbitrin Taylor në parking

Lapsi.al 1 June 2023
Video/ Mourinho tërbim e zhgënjim: flak medaljen në tribunë
Finalja e parë europiane e humbur e lëndoi dhe José Mourinho shfryu gjithë zemërimin dhe zhgënjimin e tij pas ndeshjes në Budapest. Trajneri i Romës u kryqëzua me ekipin e arbitrave në parkingun nëntokësor të Puskas Arena dhe u vërsul kundër kryesorit Taylor. Për portugezin, arbitri ishte veçanërisht fajtor për mosdhënien e penalltisë për prekjen me dorë në zonën e Seviljes. Po edhe kartoni i kuq i munguar për Lamela. Mourinho përdori fjalë të rënda ndaj arbitrit britanik, i cili po hipte në minibusin e rezervuar për zyrtarët e ndeshjes, edhe pse u përpoq të përmbahej për të shmangur sanksionet e rënda nga UEFA. "You`re a fucking disgrace, man!", që e përkthyer do të thotë: "Ti je fatkeqësi e q*rë!". Ai e përsërit dy herë, u duk se do të largohej, por më pas e rimendoi, u kthye dhe shtoi: "E Rosetti (dizenjatori i UEFA-s, red) ishte në gjendje të thoshte se nuk është... E ti ishe në gjendje...". Dhe përsëri, duke iu afruar furgonit ku po hipin të gjithë arbitrat: "Urime edhe për (fjalë e pakuptueshme) nga Var dhe për të gjithë ju. Urime!". Dhe pastaj ndërsa po largohej tha: “Nuk kanë as shenja turpi në fytyrë…”. Edhe për këtë reagim, mediat spanjolle shënjestruan Jose Mourinho, i cili ka qenë edhe objekt i “memeve” të tifozëve andaluzianë. Edhe shtypi britanik e cilësoi sjelljen e “Special One” si “të tmerrshme”.

MEDALJA PËR NJË FËMIJË NË TRIBUNË

Më parë, Special One kishte bërë një tjetër gjest instinktiv sapo përfundoi ceremonia e ndarjes së çmimeve. Mourinho e flaku medaljen e vendit të dytë në tribunë, ku u kap nga një fëmijë, siç dëshmohet nga një foto nga fusha. Sigurisht jo me inat, por gjithsesi duke demonstruar një gjendje shpirtërore të paqëndrueshme për një disfatë që ndoshta do të donte ta harronte sa më shpejt.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI