Flash

Penalizoi Romën në finalen e Europa League, arbitri Taylor bëhet tifoz nderi i Lazios

Lapsi.al 5 June 2023
Penalizoi Romën në finalen e Europa League, arbitri Taylor bëhet
Pas asaj që ndodhi në finalen e Europa League, arbitri Taylor është bërë një idhull i tifozëve të Lazios. E në fakt bardhekaltrit e kanë bërë anglezin një tifoz nderi të klubit. Nëse ka një gjë që vlen gjithmonë në futboll është kjo: armiku i armikut tim është miku im. E tifozët e Lazios e kanë aplikuar fjalë për fjalë këtë thënie. Në fakt, tifozët bardhekaltër dolën nga finalja e Europa League mes Romës dhe Seviljes me një mik të ri: arbitrin Taylor. Arbitri anglez ishte protagonisti negativ i finales së humbur nga Roma me penallti. Taylor u sulmua, më pas, nga Mourinho pas ndeshjes, ashtu edhe nga tifozët verdhekuq në aeroport. E pikërisht për këtë fakt ai është kthyer në idhullin e ri të lacialëve.

TAYLOR, TIFOZ NDERI I LAZIOS

Falë vendimeve të tij në finalen e Budapestit, bilbili anglez u dha mundësinë mbështetësve të Lazios të ngacmonin pa pushim rivalët e qytetit. Madje lacialët krijuan pankarta dhe flamuj me fytyrën e anglezit. Por iniciativën më vendimtare e mori Lazio Club Pomezia, që vendosi ta bënte arbitrin anëtar nderi të tifozëve. Lexo më tej: Video/ “Je një fatkeqësi e q*rë”: del video e përplasjes me arbitrin Taylor, Mourinho tani rrezikon shumë Jetohet në një atmosferë ekzaltuese në njërën anë të Tiberit, të përforcuar nga vendi i dytë i ekipit të teknikut Sarri. Me vendin e gjashtë, Roma ngushëllohet me hyrjen në Europa League, të siguruar dje nga penalltia e shënuar në minutën e 90' nga Paulo Dybala kundër Spezias.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI