Flash

Milan, e bujshme prapaskena e CorSport: Maldini donte të sillte Andrea Pirlo në vend të Pioli

Lapsi.al 7 June 2023
Milan, e bujshme prapaskena e CorSport: Maldini donte të sillte Andrea

Kanë kaluar pak më shumë se 24 orë nga lajmi i bujshëm i divorcit të papritur mes Milan dhe dyshes drejtuese Maldini-Massara. E historitë e prapaskenat janë po aq të bujshme sa vendimi i klubit. Aludimet për motivet që sollën këtë shkarkim kanë qenë nga më të ndryshmet. E fundit hedh dritë mbi disa ndryshime që ish-kapiteni i kuqezinjve donte të sillte në klub. Dhe çfarë ndryshimesh… një revolucion i vërtetë teknik, jo vetëm në aspektin e organikës.

Për Milanin e ri 2023-2024, Paolo Maldini kishte në mendje një revolucion të vërtetë të drejtimit teknik. E kjo si për sa i përket skuadrës së kuqezinjve, ashtu edhe pankinës. Ndoshta kjo ishte pikërisht një nga arsyet që çoi në ndarjen e bujshme me Jerry Cardinale. Ndasi që solli lamtumirën e papritur me klubin ku ai ishte një flamur. Përveç disa blerjeve të rëndësishme, ish-menaxheri i klubit në Milanello, kishte menduar edhe për një ndryshim të drejtimit teknik. Sipas Corriere dello Sport, në vend të Stefano Pioli, do të mbërrinte Andrea Pirlo, ish-shoku i shumë betejave.

Lexo më tej: Maldini drejt lamtumirës, mosmarrveshje të forta me Cardinale: hipoteza Tare te Milan?

Sipas asaj që raportohet nga gazeta sportive romane, prapavija e bujshme ka dalë nga ambjentet kuqezi. Maldini donte Andrea Pirlo në pankinën e Milan dhe ishte gati të sakrifikonte teknikun aktual Pioli. Të dy janë të lidhur nga një marrëdhënie miqësie dhe vlerësimi të thellë. Pirlo, i kthyer nga eksperienca jo pozitive në Turqi me Fatih Karagumruk, do të ishte entuziast për rinisjen nga Serie A. Për më tepër që bashkëpunimi me ish-shokun dhe kapitenin e tij do të ishte i mirëpritur. Shkarkimi i papritur i Maldini dhe Massara bëri që kjo mundësi të zhdukej. Shumë tifozë të Milan tani mund të ngrenë pyetjen: çfarë do të ndodhte me teknikun Pioli?

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI