Flash

Dea Michelle hedh një vezë virtuale mbi kokën e Braçes

Ironi e influenceres: "Ky është niveli i intelektualeve tane, shifemi te kryeministria ne proteste"

Lapsi.al 1 July 2026

Influencerja që mbështet revolucionin e flamingove, Dea Mishel ka hedhur një tjetër vezë virtuale mbi deputetin socialist Erion Braçe, vetëm pak orë pasi pas ku protestuesit hodhën vezë reale ndaj makinës së deputetit.

Dea Mishel ka komentuar me ironi në një postim të Braçes, duke iu referuar sulmit me vezë ndaj automjetit të tij.

“Erion mirëdita, si je? Vinte shumë erë vezë makina? E lave vetë apo në servis? Apo e ke lënë për momentin? Kujdes se thahet dhe mezi e heq pastaj. Është e keqe veza. Po ashtu, mos ke nevojë të të çojmë për ndonjë grafi? Mos ke thyer gjë? Se si dihet goxha sulm ishte. Më vjen keq. Të përshëndes”, ka shkruar Hoxha.

Pas kësaj sarkazme të mbushur me ironi deputeti është përgjigjur në mënyrën me prozaike të mundshme:“@deamichellee aaauuuu, je larë ti?!”

Më pas, influencerja ka publikuar një screenshot të shkëmbimit të komenteve dhe ka reaguar sërish ndaj përgjigjes së deputetit.

“Deputeti i dytë që e çon muhabetin në ofendime personale dhe më bën block. Me një të koment ky s’mbajti fare, të paktën asaj tjetrës i kisha bërë video e kuptoj. Më zhgënjeve pak Erion”, ka shkruar Dea Mishel.

Ajo ka shtuar me ironi se po mbledh reagime të tilla nga politikanët, pasi më parë ka pasur edhe një përplasje me deputeten tjetër socialiste, Zegjine Caushi.

“Po i mbledh si pokemona, brenda muajit dua 10 të tjerë”, u shpreh ajo, ndërsa ka bërë edhe një thirrje për pjesëmarrje në protestë, duke shkruar: “Shifemi te Kryeministria në protestë”.

Dhe sikur mos mjaftonin këto në postimi i Deas shkruhet: Njs e postova qe te kuptoni nivelin e intelektualeve tane, shifemi te kryeministria ne proteste, Repeal laë 21/2024 puqqq

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI