Flash

"Kur u zgjova, doja të vdisja", rrëfimi tronditës i Cara Delevingne

Lapsi.al 30 June 2026

Modelja dhe aktorja Cara Delevingne ka bërë një rrëfim tronditës për periudhën më të errët të varësisë së saj nga droga, duke zbuluar se një mbidozë për pak sa nuk i mori jetën.

Në podcastin "The Louis Theroux Podcast", 33-vjeçarja tregoi se përfundoi në spital pasi konsumoi kokainë, e cila, sipas saj, mund të ketë qenë e përzier me opioide.

"Më dhanë nalokson dhe u zgjova në spital. Kur hapa sytë, gjithçka ndryshoi," tha ajo.

Cara kujtoi se partnerja e saj ishte ajo që telefonoi ambulancën dhe policinë, ndërsa pranoi se momenti kur u zgjua ishte tepër i vështirë.

"Doja të vdisja. Të shihja dhimbjen në fytyrat e njerëzve që doja ishte një nga gjërat më të dhimbshme që kam përjetuar," u shpreh ajo.

Modelja foli edhe për fotot e vitit 2022, ku u pa në gjendje të rënduar pas festivalit Burning Man. Ajo zbuloi se pak minuta para se të fotografohej kishte pësuar një krizë epileptike të shkaktuar nga përdorimi i drogës.

Sipas saj, publikimi i atyre imazheve pati pasoja të mëdha në karrierë.

"Humba punë si modele. Të gjithë heshtën dhe u shqetësuan për mua. Ishte një periudhë e tmerrshme," tha Delevingne.

Aktorja tregoi se pikërisht kjo periudhë e shtyu të kërkonte ndihmë profesionale dhe të hynte në një program rehabilitimi.

 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI