Flash

Protesters surround Parliament tomorrow

Protesters have announced that tomorrow, at 09:00, they will hold the next protest in front of the Parliament, following the rallies against the government of ...

20:11

Franca ashpërson masat ndaj protestave

Lapsi.al 2026-10-21 19:08:57

Franca ashpërson masat ndaj protestave

Autoritetet franceze kanë ndërmarrë një seri masash të rrepta të sigurisë dhe drejtësisë pas dhunës së shënuar gjatë protestave të 17 tetorit. Plani i ri përfshin vendosjen e shtetrrethimit të zgjatur gjatë natës në qytetet kryesore, dënime të menjëhershme gjyqësore dhe një prani “masive” e më të lëvizshme policore për të përballuar valën e re të protestave të paralajmëruara nga studentët dhe lëvizja e “jelekëve të verdhë”.

Vendimi i njoftuar nga Presidenti Emmanuel Macron u jep autoritet prefektëve të drejtën për të shpallur shtetrrethim në zona të caktuara urbane. Ndërkohë, në kryeqytet ka nisur pastrimi i monumenteve dhe ndërtesave publike, si Kolona e Bastijës dhe Monumenti i Republikës, nga simbolet dhe grafitet e vendosura gjatë përplasjeve.

Përgjigjja gjyqësore dhe ashpërsimi i dënimeve

Përballej me kritika për mungesë veprimesh parandaluese, ekzekutivi francez po përdor një qasje me “grusht të hekurt” përmes proceseve të përpejtuara gjyqësore. Dhjetëra persona të ndaluar janë nxjerrë përpara gjykatave, ku po zbatohen masa administrative dhe dënime me burgim pa provë.

Lidhur me këtë linjë të re të sistemit të drejtësisë, Ministri i Drejtësisë, Gérald Darmanin, konfirmoi ekzekutimin e menjëhershëm të vendimeve:

“Ka pasur shumë dënime me burgim pa falje ose provë. Këta njerëz shkojnë direkt në burg, madje edhe vetëm për disa muaj, për dënime të shkurtra.”

Sipas ekzekutivit, këto hapa synojnë të dërgojnë një mesazh të qartë parandalues, ndërsa pjesa më e madhe e gjyqeve të shkurtra pritet të zhvillohen gjatë ditëve në vijim.

Retorika politike dhe akuzat për “skema kryengritëse”

Kriza e rendit publik është shndërruar në një fushëbetejë të ashpër politike në Parlament. Kryeministri Sébastien Lecornu ka hedhur akuza të drejtpërdrejta ndaj krahut të majtë, duke e cilësuar dhunën në rrugë si një përpjekje të organizuar për destabilizim.

Përgjatë fjalës së tij përpara deputetëve, Lecornu denocoi atë që e quajti:

“Një skemë kryengritjeje e planifikuar nga grupe të vogla të së majtës ekstreme.”

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e së majtës kanë ngritur dyshime se qeveria po përdor menaxhimin e protestave për të rritur qëllimisht tensionet, me synim arsyetimin e masave shtypëse—teori kjo që është hedhur poshtë me forcë nga autoritetet zyrtare.

Ndikimi elektoral dhe debati mbi “përfituesit e kaosit”

Trazirat e vazhdueshme po shfrytëzohen nga forcat politike në kuadër të diskursit parazgjedhor. Partia e ekstremit të djathtë, Rregullimi Kombëtar (RN) e udhëhequr nga Marine Le Pen dhe Jordan Bardella, po paraqitet si “partia e rendit”, duke akuzuar Jean-Luc Mélenchon dhe lëvizjen La France Insoumise për nxitje të kaosit pas asaj që e quajnë “10 vite makronizëm”.

Zhvillimet kanë nxitur reagime edhe nga spektri socialdemokrat. Raphaël Glucksmann, fitues i zgjedhjeve paraprake të kësaj force, shprehu shqetësimin për efekte anësore të kësaj përplasjeje ekstreme.

Glucksmann paralajmëroi se Marine Le Pen po shndërrohet në “përfituesen e kaosit”, ndërsa e cilësoi retorikën e Mélenchon si një “trampolinë” që po ndihmon rritjen e ekstremit të djathtë.

Të këshilluara

ide

How Rama is leading the country towards civil strife

Insisting on violence, on arming civilians, on paying police officers as if they were mercenaries, alone does not produce peace. Edi Rama's fear of where he will end up when he is no longer prime minister does not have to become Albania's nightmare.

15:20 Armand Shkullaku

Andi Bushati: Why stones and Molotov cocktails became inevitable

This youth revolt has had a great merit. It made known to the general public the most criminal side of this regime that had until now been preserved in the most secretive recesses. If the extremely peaceful revolution of the flamingos showed us that this government was no longer popular, its radical epilogue, with stones and Molotov cocktails, is serving to bring to light that the autocrat is capable of using any means to stay in power.

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI