
Ndërsa policia ka shtuar presionin duke shtyrë të rinjtë protestues nga Rruga e Durrësit drejt qendrës, në rrugë është edhe kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori që është filmuar duke i dalë përpara policëve për të mbrojtur studentët nga rrahja me shkopa gome. Ditët e fundit, policia ka ushtruar terror ndaj studentëve dhe gjimnazistëve, të nxitur nga vetë kryeministri Edi Rama që i ka quajtur protestuesit “qënie të verbëra, njerëz pa shkollë, njerëz që nuk dinë as nga vijnë e as ku shkojnë”.