Flash

“Je i neveritshëm, për kë punon?”, Trump sulmon gazetarin e Reuters

Lapsi.al 30 October 2026

“Je i neveritshëm, për kë punon?”, Trump sulmon

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka reaguar ashpër ndaj një gazetari të agjencisë Reuters, pasi ky i fundit e pyeti për shëndetin e tij dhe vendimin për të mos zhvilluar një vizitë në Kansas, përpara zgjedhjeve të mesit të mandatit, që mbahen më 3 nëntor. 

Përpara kamerave dhe gazetarëve të tjerë, Trump iu drejtua me tone të larta gazetarit, i cili e pyeti nëse vizita ishte anuluar për shkak të një problemi të mundshëm shëndetësor.

“Je i sëmurë! Shtrihu, je i neveritshëm, dukesh absolutisht i tmerrshëm! Për kë punon?”, i tha Trump.

Kur gazetari u përgjigj se punonte për Reuters, presidenti amerikan sulmoi edhe agjencinë e lajmeve, duke e cilësuar atë si “të tmerrshme”.

“Shikojeni këtë njeri, është krejtësisht i patrajnuar”, vijoi Trump.

Më pas, në një monolog para gazetarëve, presidenti shpjegoi se nuk do të shkonte në Kansas, duke thënë se po shkonte shumë mirë dhe se do të merrte pjesë në një aktivitet televiziv të fushatës.

“Nesër do të shkoj në Florida. Pasi të kem bërë – sa? – 28 tubime? Ai më pyet: ‘Cila është arsyeja, zotëri, që nuk do të shkoni në Kansas?’ E dini cila është arsyeja? Nuk ndiej se duhet të shkoj në Kansas”, deklaroi Trump.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI