Flash

Thyerje përfundimtare, De Laurentiis i quan tifozët e Napolit "drogaxhinj"

Lapsi.al 15 August 2018
Thyerje përfundimtare, De Laurentiis i quan tifozët e Napolit

Fraktura mes Aurelio De Laurentiis e tifozëve të Napolit rrezikon të jetë e parregullueshme, pas deklaratës së fundit të presidentit në Kiss Kiss Napoli. Fjalë që do të krijojnë sigurisht debat, sepse DE Laurentiis nuk u mjaftua vetëm duke mbrojtur lëvizjet e tij në merkato ("Nëse Belotti vlen 65 milionë më vjen mirë sepse Inglese ateherë vlen 85. Inglese ka bërë 11 gola në kampionat, Belotti 10"). De Laurentiis hodhi poshtë cdo kritikë të tifozëve të tij në mënyrë provokuese: "Përse flitet për përforcime? Janë disa tifozë të droguar ose të cmendur. Nëse duan të kontestojnë pse nuk morëm lojtarët që deshën ata, le të kontestojnë. Ata duan që të shpenzoj miliona për të blerë futbollistë të rinj, por pastaj blejnë fanella false. Ata më kontestojnë mua, unë kontestoj ata", përfundoi presidenti që ka krijuar në Napoli një klimë aspak të përshtatshme për të rivalizuar Juventusin e Cristiano Ronaldos.

Të këshilluara

Skandali i racizimit përfshin Manchester City

Manchester City është tronditur nga një skandal racizmi, por ka lëvizur me shpejtësi për të marrë masa, pasi Drejtori i Akademisë së tyre ka përdorur një fjalor...

15:11

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI