Flash

Rënia e avionit ukrainas në Teheran/ Mediat amerikane: U godit nga një raketë iraniane

Lapsi.al 9 January 2020
Rënia e avionit ukrainas në Teheran/ Mediat amerikane: U godit nga

Avioni ukrainas Boeing 737 i linjës ajërore Airlines, i cili u rrëzua në Teheran natën e sulmit iranian në bazat amerikane në Irak, dyshohet se u qëllua gabimisht nga një raketë iranine.

Lajmin e bën të ditur e përjavshmja amerikane ‘Newsweek’ dhe CBS News të cilat citojnë tre burime: 1. Pentagonin, 2. Inteligjencën amerikane dhe 3.Inteligjencën Irakiane. Nga rrëzimi i avionit humbën jetën 176 personat.

Avioni Boeing 737 u rrëzua disa orë pasi Irani goditi me raketa bazat që strehojnë forcat e SHBA në Irak. Midis viktimave ishin 82 iranianë, 63 kanadezë, ukrainas, suedezë, gjermanë dhe tre britanikë tha Ministri i Jashtëm i Ukrainës Vadym Prystaiko.

Lista e udhëtarëve e vënë në dispozicion nga kompania ajrore tregon se mes të vdekurve kishte pjesëtarë të së njëjtës familje si dhe fëmijë. Shumë pasagjerë ishin nën 35 vjeç.

Ndërsa sipas Organizatës së Aviacionit Civil të Iranit në një deklaratë të botuar nga agjencia Tasnim dhe raportuar nga Tass, avioni ka marr flakë në fluturim. Më pas ai është rrëzuar dhe ka shpërthyer në tokë. Në të njëjtën deklaratë thuhej se dëshmitarët okularë panë që flakët përfshinë avionin në fluturim para se të rrëzohej.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI