Flash

Kontinenti i vjetër torturohet nga sulmet terroriste/ BE kërkon trajnim për imamët

Lapsi.al 10 November 2020
Kontinenti i vjetër torturohet nga sulmet terroriste/ BE kërkon

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel tha se ai mbështet krijimin e një instituti europian për të trajnuar imamët. Michel vizitoi Austrinë për të nderuar viktimat e sulmit xhihadist të javës së kaluar në Vjenë.

“Unë mendoj, për shembull, që ne duhet të kemi një debat në nivelin evropian lidhur me idenë që u ngrit disa kohë më parë për të formuar një institut europian për të trajnuar imamët”, tha ai për mediat.

Në javët e fundit, vendet e Bashkimit Europian janë përballur me sulme të cilësuara terroriste. Më 16 tetor, në Francë, një mësues i historisë u vra në mënyrë mizore, pasi ai e kishte ilustruar një ligjëratë për shprehjen e lirë, me karikaturën e profetit Muhamed. Më 29 tetor një burrë tjetër vrau tre persona në një kishë të Nicës, në atë që presidenti francez Emmanuel Macron e përshkroi si “një sulm terrorist, islamik”. Ndërsa më 2 nëntor në Vjenë të Austrisë një sulmues vrau katër persona dhe plagosi 22 të tjerë. Policia austriake vrau sulmuesin e dyshuar, që e identifikuan si Kujtim Fejzullai, 20 vjeç, me shtetësi të Austrisë dhe Maqedonisë së Veriut. Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin, pa dhënë prova.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI