Flash

VIDEO/ Kreu i spitalit ukrainas: Urdhërova të tridhen ushtarët rusë të kapur rob

Lapsi.al 21 March 2022
VIDEO/ Kreu i spitalit ukrainas: Urdhërova të tridhen ushtarët

Drejtuesi i një spitali të lëvizshëm të zonës së luftës në Ukrainën lindore tha në një intervistë për një TV vendas se ka udhëzuar mjekët e tij që të “kastrojnë” ushtarët rusë të kapur rob.

Gennadiy Druzenko, 49 vjeç e pohoi këtë në TV edhe pse pranoi se me këtë shkelte Konventën e Gjenevës.

"Unë kam qenë gjithmonë një humanist i madh dhe kam thënë se nëse një njeri plagoset, ai nuk është më një armik, por një pacient. Por tani [kam dhënë] një urdhër shumë të rreptë për të tredhur të gjithë burrat [rusët e kapur], sepse ata janë buburreca, jo njerëz” – thotë ai.

“Ata që [vijnë këtu] do të kujtojnë makthin e tyre në tokën ukrainase. Ashtu si gjermanët e kujtojnë Stalingradin” – shtoi ai.

Komiteti Hetimor Rus hapi një çështje penale për këto komente që do të thotë se nëse ai kapet ai do të përballet me gjyqin sipas ligjeve ruse. Druzenko do të futet në listën e të kërkuarve ndërkombëtarë të Rusisë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

BE reagon pas dorëheqjes së Lulzim Bashës

Zyra e delegacionit të BE në Tiranë ka reaguar pas dorëheqjes së Kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha. Në një deklaratë thuhet se “e respektojnë vendim...

20:23

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI