Flash

Zelenesky i bën thirrje botës: Dilni të gjithë në protestë në 24 mars

Lapsi.al 24 March 2022
Zelenesky i bën thirrje botës: Dilni të gjithë në

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u ka bërë thirrje njerëzve në mbarë botën të protestojnë publikisht të enjten më 24 mars, në ditën kur mbushet 1 muaj nga pushtimi rus.

“Lufta e Rusisë nuk është vetëm luftë kundër Ukrainës. Kuptimi i saj është shumë më i gjerë" - tha Zelensky, duke mbajtur për herë të parë fjalimin e tij në anglisht.

“Rusia filloi luftën kundër lirisë. Ky është vetëm fillimi për Rusinë. Rusia po përpiqet të mposhtë lirinë e të gjithë njerëzve në Evropë, të gjithë njerëzve në botë. Ajo u përpoq të tregonte se vetëm forca dhe mizoria ka rëndësi.

Bota duhet të ndalojë Rusinë. Bota duhet të ndalojë luftën. Tashmë u bë një muaj. Kaq kohë. Më thyen zemrën, zemrat e të gjithë ukrainasve dhe çdo njeriu të lirë në planet.

Dilni në sheshet, rrugët tuaja. Dukuni dhe ngrini zërin. Thoni se njerëzit kanë rëndësi, liria ka rëndësi, njerëzit kanë rëndësi, paqja ka rëndësi. Ukraina ka rëndësi” – tha Zelensky. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Vritet një gazetare ruse në Kiev

Një gazetare ruse është vrarë gjatë bombardimeve po nga forcat ruse në kryeqytetin ukrainas, Kiev. Oksana Baulina kishte raportuar nga Kievi dhe qyteti perëndim...

21:24

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI