Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Deputeti i PD zbulon si i priti Basha kritikat: As skuqej, as zverdhej

Lapsi.al 28 March 2022
Deputeti i PD zbulon si i priti Basha kritikat: As skuqej, as zverdhej

Humbja në zgjedhjet lokale të 6 marsit, u pasua me një seri mbledhjesh në Partinë Demokratike, që më pas sollën edhe dorëheqjen e kreut të kësaj partie Lulzim Bashës.

I ftuar në emisionin “ABC Live”, deputeti demokrat, Dashnor Sula ka treguar edhe debatet në këto mbledhje para se Lulzim Basha të ikte nga posti i drejtuesit të PD, pas 9 vitesh.

Ai tregoi se Basha në çdo mbledhje nuk bënte asnjë lloj debati, por vetëm mbante shënim në një bllok të tij. Këtë bllok shënimesh sipas Sulës, ish-kreu i PD-së ia ka dorëzuar liderit të përjetshëm të PD-së, duke iu referuar Sali Berishës.

“Më bëri përshtypje se gjatë 5 orëve Basha nuk debatoi me një deputet. Dhe vetëm shkruante. Dhe në momentin që fliste shpejt dikush, Basha u thoshte që prit mos flit shpejt se do e shkruaj këtë. I merrte të gjitha shënim, 5 orë. Nuk u kuq nuk u verdh dhe aq më tepër për t’u nxirë. Kurrë nuk bëri debat dhe vetëm shkruante” - tha Sula.

Deputeti Sula duke cituar fjalët e tij në mbledhje ka shtuar se edhe pse foli për 35 minuta, Lulzim Basha ia ka mbajtur të gjitha shënim.

“Janë dëshmitarë deputetët, u kam thënë që Basha duhet ta ketë temperaturën e trupi 35 gradë. Është i ftohtë, nuk kuqet nuk zverdhet nuk i lëviz nervi është rast për studim. Këtë kam thënë” - ka shtuar Sula.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI